A ju kujtohet çifti i famshëm që u kurorëzua në “Love Story”! Ja çfarë ka ndodhur mes Meri Murrizit dhe Saimir Kasemit?

Meri Murrizi dhe Saimir Kasemi ishin çifti që u kurorëzuan pas “Love Story” në vitin 2021.

Por tre vite pas historisë së kurorëzimit mes tyre, si shkoi dashuria mes Saimirit dhe Merit?

Lidhja e çiftit mësohet se jo vetëm nuk funksionoi, por pas mbylljes së spektaklit ata vijuan jetën e tyre private.

Sot janë zyrtarisht të dy beqarë. Meri Murrizi është bërë pjesë e një projekti në Indi, ku edhe punon dhe jeton kohët e fundit.

Saimir Kasemi jeton në Gjermani ku edhe nga fotot e fundit duket se vijon jetën “beqar”.