Misteri/ Një grua gjendet në mes të rrugës pa kokë, nuk do ta besoni se ku dyshon policia

Një ngjarje tronditëse është raportuar ditën e sotme në Greqi.

Sipas raportimeve të mediave të huaja në komunitetin Katafyllio në Argithea është gjetur trupi i pajetë i një 85-vjeçareje.

Mësohet se trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur nga një banorë i cili më pas ka njoftuar policinë.

Policia ka qenë në gatishmëri që prej pasdites së së enjtes pas zbulimit të trupit ndërsa ka nisur hetimet për vdekjen tragjike të saj.

Nga raportime mësohet se trupi i të moshuarës është gjetur pa pjesën e kokës. Sipas autopsisë është zbuluar se viktima ishte ngrënë nga një kafshë por pa e specifikuar se çfarë lloje kafshe ka qenë ajo që i mori jetën dhe i ka këputur kokën.