Ditëlindja e Sara Hoxhës zbut gjakrat, pajtohet Xhemi me Bonën; Arbana pa hatërmbetje

Sot ka ditëlindjen producentja e Big Brother, Sara Hoxha mirëpo festa ka filluar që mbrëmë, për ta pritur gëzimin pas mesnate. Është e kuptueshme që kur të ftojnë emra kaq të rëndësishëm të televizionit, siç është aktualisht ai i Lorit apo i Sarës, sjelljet të jenë detyrimisht të paqta. Kështu ka ndodhur edhe në këtë rast. Ish prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani, ka postuar një video të mikeshës së saj më të ngushtë, Xhemi Shehut, që përqafohej me Valbona Selimllarin.

Nuk duhen shumë fjalë për të kuptuar që ai konflikti i vogël i ca ditëve më parë mes të dyjave, që pati shkak imitimin që Xhemi i bëri Bonës në Portokalli, është kapërcyer. Nga ana tjetër, përmes këtyre fotografive apo videove që ka ndarë, Arbana tregon edhe praninë e saj në ditëlindje, pavarësisht ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur mes saj dhe drejtuesve të Top Channel.