Një dasmë e dytë do të ndodhë në BBV3, kësaj here mes Heidit dhe Romeos. Me shumicën e votave nga banorët ata u zgjodhën si çifti i natës së sotme që do të zhvillojë ceremoninë në orën 21:00.
Ndërsa banorët po bëhen gati për ceremoninë, Romeo ka nisur të shkruajë ftesat për secilin prej tyre.
Dasma po vjen! Heidi provon fustanin e nusërisë dhe Romeo shkruan
Pjesënga biseda me Liamin:
Romeo: Të kam vëlla hajde në dasmë
Liam: Kemi nderin t’ju kemi në dasmë.
Romeo: Të kam vëlla direkt o burrë.
Liam: E keni me vëllezër motra ju.
Ndërkohë që Romeo shkruan ftesat, Heidi nga ana tjetër po provon fustanin e nusërisë. Erjola dhe Julia po e shoqërojnë atë gjatë provave, ku po i japin edhe sugjerimet mbi zgjedhjen që ajo do të bëjë.
Ndërkohë një surprizë pritet t’i bëhet çiftit mbrëmjen e sotme. Donaldi dhe Elgiti janë parë deri në orët e vona në studio dhe diçka po përgatisin. Tashmë është konfirmuar zyrtarisht që Elgiti do të jetë këngëtari në dasmën e çiftit.