“Kam dy vajza”, Roberti hap zemrën dhe flet për familjen: Vjet janë takuar për herë të parë!

Robert Berisha ka pranuar hapur se është baba i dy vajzave, ku e madhja me partneren e parë dhe vajza e dytë me Nora Istrefin.

Duke folur me konkurrentët në “FermaVip” Robert Berisha ka treguar se vajzat janë takuar me njëra-tjetrën vitin e kaluar.

“Kam dy vajza, të madhen në Londër dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, tek e para s’kam qenë as në lidhje. Shumë rrallë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua. E mora dhe i thashë do ikim diku se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe… dhe e takova e motrën, – tha Roberti.