E akuzuan se po kopjonin historinë e dashurisë të Luizit dhe Kiarës, reagon Sara Gjordeni: Unë tre ex-a, Kiara 13

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi janë bërë një prej çifteve më të komentuara që dolën nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”.

Dashurinë që lindi nën syrin vëzhgues të kamerave ata e kanë vazhduar edhe pas daljes nga shtëpa, por nuk kanë shpëtuar nga kritikat e fansave, të cilët i kanë akuzuar për imitim të historisë së një tjetër çifti të njohur të BBVIP, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Luiz dhe Kiara, të cilët u lidhën gjatë edicionit të kaluar të “Big Brother VIP Albania”, janë martuar brenda shtëpisë së BBVIP dhe së shpejti pritet të bëhen prindër.

Kjo ka nxitur disa fansa të bëjnë krahasime mes dy çifteve, duke i akuzuar Sara Gjordenin dhe Bardhi Idrizin se po përpiqen të kopjojnë rrugëtimin e Luizit dhe Kiarës.

Bëhet fjalë për një koment në rrjetet sociale, ku një komentues ka hedhur drejtpërdrejt akuzën: “Pse mundoheni të bëni si çifti Luiz-Kiara nuk ju shkon fare.”

Në përgjigje të këtij komenti, Sara Gjordeni ka zgjedhur të reagojë ashpër, me një ton që ka surprizuar ndjekësit.

“Hundën dhe buzët. Unë 3 isha dhe Kiara 13. Ec qarkullo” – ka shkruar Sara, ndërsa Kiara akoma nuk ka reaguar mbi këtë. /Telegrafi/