Juli dhe Egla kundër Meritonit, Romeo dhe Heidi i thanë “PO” njëri-tjetrit! Me surpriza dhe rrëfime emocionuese, ndiqni sonte spektaklin “Big Brother VIP 3”

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP edhe mbrëmjen e sotme premton t’ju mbërthejë para ekranit të Top Channel.

Juli dhe Egla janë kundër liderit të ri, Meritonit! Romeo dhe Heidi i thanë “PO” njëri-tjetrit!

Dasma i bëri të gjithë bashkë, por pas saj kanë nisur të shfaqen kundërshtarët!

Kush dhe pse e shkruajti mesazhin ironik në pasqyrë?! Kush do të eliminohet?

Këto dhe shumë debate të tjera pritet të diskutohen sonte, teksa spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.

“Big Brother Vip”, nën drejtimin e Ledion Liços, sonte vetëm në Top Channel!