Vajza ime 15 vjeçare vdiq, por ajo që gjeta në dhomën e saj vite më vonë, më befasoi

Kur vajza ime Ana ishte 11 vjeç, ajo u diagnostikua me një kancer të rrallë në mëlçi. Dhe vetëm 5 vjet më vonë, më 22 mars 2017, Ana e humbi betejën me këtë sëmundje.

Në muajt e parë pas vdekjes së vajzës, pikëllimi në shpirt ishte i papërballueshëm. Çdo ditë ulesha në oborrin e shtëpisë dhe ushqeja e shikoja zogjtë kur hanin. Gjashtë muaj u shkëputa nga puna dhe çdo projekt që kisha në dorë ja kalova kolegëve të mi.

Por, me kalimin e çdo viti pikëllimi im ndryshon. Nuk zbehet kurrë, por të jetosh në pikëllim kërkon një përshtatje të jashtëzakonshme. M’u desh shumë kohë, por gjithsesi ndjehem pak më ndryshe dhe nuk varem pas çdo kujtimi, rituali apo simboli që më kujton vajzën.

Teksa i afrohem 7- vjetorit të humbjes së Anës, nuk dua ta flas dhe ta tregoj më historinë e vdekjes së saj. Thjesht dhe vetëm, dua të kujtoj të gjitha ato gjëra që e bënin Anën të ndjehej mirë, të qeshte dhe të gëzonte.

Një kujtim të përjetshëm që do të kem prej saj dhe që është ende shumë i freskët dhe i qartë në mendjen time është bota imagjinare e Anës, që ajo e quajti Arkomo. Ajo i pëlqente gjërat e vogla. Lodrat e saj i ruante sikur t’i kishte copa ari. Madje zemërohej shumë nëse unë do ja lëvizja arushat e pelushit që i vendoste në qendër të dhomës së ndenjes, mbi të cilët pasi luante dhe lodhej, ja merrte një sy gjumi. Po ashtu ndërtonte shtëpiza druri, lego, krijonte skenarë me kafshët e saj duke bërë pjesë edhe motrën e vogël Emily,. etj.

Pak nga pak botët e Anës, dominuan të gjithë shtëpinë. Ato shfaqeshin kudo, në divan, në tavolina, në dysheme, në krevatet e gjumit, kudo.

Për të kaluar te Arkomo, Ana e ndërtoi atë prej argjile, lego, dhe shumë kukulla. Ishte një botë që u shpalos në komodinën e Anës në mënyrë graduale me pemë, shtëpi, rrugë të bëra me tulla vinili të kuqe dhe kafe të vogla. Ajo bëri dhe një shkrim “Mirë se vini në Arkomo”. Pra me pak fjalë Arkomo ishte një mini qytet me ndërtesa dhe kafshë të larta gati një centimetër.

Por, në kohën kur Ana u diagnostikua me kancer, Arkomo rrallë rishfaqej para syve tanë.

Rreth një muaj më parë, ndërsa po pastroja gjeta një kuti. Ma mori mendja se çfarë mund të kishte, por përsëri e hapa. Arkomo ishte njëjtë siç e kishte lënë Ana para se të ndërronte jetë. Kafshët plastike, rrugët me vinyl, pemët, copat e argjilës që e mbanin të bashkuar këtë krijim tashmë ishin tharë dhe plasaritur. Nuk më kujtohet hera e fundit kur Ana ka luajtur me këto gjëra. Mendoj një dekadë më parë ose ka të ngjarë edhe më gjatë.

Nuk e mbaj mend herën e fundit kur u ula në dysheme dhe luaja pranë fëmijës tim, fytyrën e bukur të së cilës nuk e kam parë për kaq shumë vite të mallkuara.

Më vjen keq që nuk i kushtova rëndësinë e duhur krijimit të Anës, t’i kisha bërë një foto, kur sapo e kishte bërë Arkomon. Më vjen keq që nuk i kam kushtuar vëmendjen që i duhej vajzës time për shkak të angazhimeve që më merrnin shumë kohë gjatë ditës. Të kthehesha dhe njëherë pas në kohë do të kisha shkruar në një ditar për çdo gjë që bënte vogëlushja ime.

Vajza ime 15 vjeçare vdiq, por ajo që gjeta në dhomën e

Ndaj ju lutem shkruajini çdo gjë të veçantë të fëmijës tuaj, jo vetëm sepse mund të përballeni me një moment të zi si kyqë po përjetoj unë, por edhe vetë fëmija do të jetë i/e lumtur kur të shoh bëmat e vegjëlisë.

Për përvjetorin e shtatë të vdekjes së saj, doja të ndaja diçka për Anën. Doja t’ju ftoja në Arkomo, një vend i sunduar nga kujtimet më të vogla dhe imagjinata e një vajze që më mungon shumë. Jam e lumtur dhe e di që ajo është e lumtur tashmë që po sheh se e njeh një pjesë e madhe e botës dhe që kujtimi i saj do të jetojë gjatë.