Përplasja në Tiranë, 18-vjeçari u godit me thikë sapo doli nga makina, ndërroi jetë rrugës për në spital

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetën pas një sherri me thika të ndodhur mes dy grupeve që lëviznin me dy automjete në Tiranq.

Mësohet se 18-vjeçari Aurelio Dervishi është goditur me thikë sapo ka dalë nga automjeti. I riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Në një reagim zyrtar, policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur tek rrethi i Shkozës në kryqytet, pas një konflikti të çastit.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/