“DJALË I VETËM I FAMILJES”, U VRA ME THIKË GJATË NJË SHERRI MBRËMJEN E SHKUAR, 18-VJEÇARI PËRCILLET SOT PËR NË BANESËN E FUNDIT

Familajrt e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, që humbi jet mbrëmjen e shkuar pas një koflikti ku u godit me thikë, kanë hapur dyert e mortit. 18-vjeçari ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa ka lënë pas edhe një motër. Ai do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ndërkohë, miq e familjarë të tij janë mbledhur në banesë.

Lidhur me ngjarjen, policia bën me dije se është shoqëruar Frensis Shehu, 20-vjeç, dy të mitur të moshës 16-vjeç, dhe një 15-vjeç. Sherri dyshohet se ka nisur për një vajzë, e cila ishte në makinë me viktimën dhe ka dyshime se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve. Kur këta të fundit kanë mësuar se ajo ka qenë në automjetin tip Audi, i kanë bërë shenjë mjetit për të ndaluar dhe me pas janë konfliktuar fizikisht.

18-vjeçari mësohet se ka dalë nga mjeti, por thuhet se 4 agresorët nuk kanë mundur që ta dhunojnë për shkak të gjatësisë dhe fizikut të tij të madh. Dyshohet se ka qenë 15-vjeçari ai që e ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin, plagë që i mori jetën teksa ishte duke u transportuar për në spital.