PAMJE TË RËNDA/ Trupa të shpërndarë afër lumit, në automjet dyshohet se ka ende viktima

Pamje të rënda janë siguruar nga vendi i aksidentit në aksin “Këlcyrë-Përmet”, ku mbetën të vdekur 8 persona, 7 pasagjerët dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ndërsa shoferi nga Shkodra.

Në një foto shihen trupat e viktimave të shpërndarë afër lumit, ndërsa raportohet se në automjet ka edhe viktima të tjera.
Në vendngjarje ndodhet Altin Qato, Drejtor i Rrugores dhe Ardian Çipa, Drejtor i Gjirokastrës, ndërkohë që po vazhdojnë ende hetimet.