Aksidenti fatal e la të vdekur teksa priste autobusin, trupi i pajetë i 21-vjeçares shqiptare niset sot drejt Shqipërisë

Një aksident tragjik pranë një stacioni autobusi, i ka marrë jetën një ditë më parë një 21-vjeçareje shqiptare dhe një 68-vjeçareje në Greqi.

Sipas mediave greke, ditën e sotme pritet të zhvillohet varrimi i 68-vjeçares në orën 11:30 në Kishën e Shën Paraskevisë në Patridë, ndërsa trupi shqiptares, Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, pritet të transferohet sot në vendlindjen e saj, e të varroset ditën e mërkurë.

Kujtojmë se aksidenti që u mori jetën dy grave ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të djeshëm (1 prill), ku nga përplasja 68-vjeçarja u hodh rreth 25 metra larg dhe humbi jetën në çast, ndërsa 21-vjeçarja u transferua e plagosur rëndë në spitalin e Verisë, ku ndërroi jetë pak orë më vonë.

Sipas xhaxhait të 20-vjeçares, ajo ishte studente e infermierisë dhe kishte ardhur nga Giannica në Patridë për të parë tezen e saj që do të operohej.

Madje, paraditen e djeshme ai i kishte sugjeruar që të shkonin së bashku në spital për të parë tezen, por 20-vjeçarja është larguar më vonë për të shkuar me autobus. Në fund, ajo nuk ia doli kurrë dhe ndodhi fataliteti.

Tronditëse janë dëshmitë e banorëve të zonës për ngjarjen tragjike.

“Ne zbritëm dhe pamë se çfarë ndodhi. Bëhej zhurmë e madhe, tham se ka pasur tërmet. Pashë makinën në oborrin tim dhe gruaja u hodh 25 metra. Nuk e pashë fare vajzën”, ka thënë një prej banrëvë të zonës.

Në vendngjarje kanë qenë miqtë dhe shokët e klasës së 20-vjeçares, të cilët dukshëm të tronditur nga ngjarja dhe me fjalë që mezi dilnin nga goja, thanë: “Vajza ishte nga Giannica, po priste këtu në stacionin e autobusit për të shkuar në spital për të parë tezen e saj. Ajo studionte për infermieri.”

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se nuk ishte mirë dhe për këtë ka humbur kontrollin e makinës, është arrestuar, por është lënë i lirë me urdhër të Prokurori Publik, ndërsa po trajtohet me lëndime të lehta në spitalin e Verisë.