Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, prej 3 edicionesh është anëtare e jurisë në spektaklin britanik, “The Masked Singer”. Spektakli në fjalë sjell personazhe të njohur VIP të veshur me kostume të ndryshme maskuese, të cilët këndojnë nga një këngë dhe juria duhet të gjejë se kush është personi i famshëm i fshehur pas maskës. Në një prej episodeve Rita ka bërë një gafë duke përmendur si person të mundshëm të fshehur pas maskës një person të vdekur, shkruan The Sun. Prezantuesi i programit Joel Dommett zbuloi se Rita Ora bëri një supozim kaq të çuditshëm saqë u desh të hiqej nga emisioni. Ajo pretendoi se boksieri i ndjerë Muhammad Ali, i cili ndërroi jetë në vitin 2016 si pasojë e një shoku septik pasi u shtrua në spital me një sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, ishte brenda një prej kostumeve të një prej konkurrentëve.
“Kjo është klasike për Rita Orën. Mund të ketë qenë sezoni i parë, ndoshta sezoni i dytë i spektaklit. Dikush po këndonte, nuk mbaj mend se kush ishte, dhe ajo vërtet, pa asnjë shaka në prapavijë, ky ishte supozimi i saj serioz, mendoi se ishte Muhammad Ali”, tha prezantuesi.
Por ky moment nuk u transmetua në televizion dhe produksioni e preu atë pjesë, për arsye se nuk ishte e përshtatshme si skenë për transmetim