Ndahen mjete financiare dhe sigurohet një asistente për 26 vjeçaren nga Podujeva që lindi katërnjakë

Sot është raportuar për një rast shumë të rrallë në Kosovë.

Një 26 vjecare nga Podujeva ka lindur katërnjakë: tre gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore.

Ky rast ka marrë edhe reagime të shumta – sidomos në rrjete sociale.

E për këtë, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të ndajë një shumë parash për nënën e katërnjakve.

Po ashtu, me buxhet të Komunës do të sigurohet edhe një asistente për ta ndihmuar 26 vjeçaren.

/Insajderi.org/