Egla Ceno e kalon ditëlindjen e vetme, duke qarë mbi një pjatë bizelesh

Kjo e 47-ta, me siguri që nuk ka qenë një nga ditëlindjet më të bukura të aktores Egla Ceno, por do të jetë një prej atyre që do t’i kujtohen gjithmonë.

Përtej efektit të panjohur prej nesh të Dhomës së Bardhë, edhe konfliktet e vazhdueshme me cciftin që gjendet në të njëjtën dhomë me të, a vemtia, të qenurit larg njerëzve të saj të dashur, e kanë bërë Eglën që ta kalojë këtë ‘festë’ duke derdhur lot mbi pjatën që është duke ngrënë.

Pasi fryu nje qiri e vetme, Egla e kaloi ditën po aq e vetmuar, në pritje të përfundimit të këtyre ditëve që do t’a tregojnë rezultatin nesër në darkë.