E pazakontë/ I lënë foshnjen 11 muajshe në derë, 54 vjeçarja: S’e di a është mbesa ime! Nëna e droguar, e rrihte! E merr shërbimi social

Një histori në kufijtë e të pazakonshmes vjen sot në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv. Vjollca Rama prej pesë ditësh u kujdes për një fëmijë 11 muajsh që nuk e di a është mbesa e saj.

Ajo tregon në “Pa Gjurmë” se foshnjën ia ka dorëzuar një i panjohur pesë ditë më parë në darkë bashkë me një valixhe në shtëpinë e saj. Fëmija rezulton se është i një 17 vjeçareje të quajtur Xhesika e cila dikur ka qenë në një lidhje me djalin e Vjollcës. E lënë në mëshirë të fatit nga policia dhe shërbimi social në Patos, Vjollca trokiti në Pa Gjurmë për të kërkuar një strehë për fëmijën.

Ajo bëri apel që ta dërgojë në jetimore në kushtet kur fëmija është braktisur nga nëna e cila sipas Vjollcës është përdoruese e lëndëve narkotike dhe vetëm 17 vjeçe.

Pa gjurmë telefonoi me shërbimin social në Tiranë të cilët mbërritën në fund të emisionit në ambientet e Report Tv për të marrë foshnjën.