“35 vjeç mjeshtër, turp kush ta ka dhënë”, Egla Ceno debaton ashpër me Jul Dedën

Gjatë një debati në shtëpinë e Big Brother VIP, dy aktorët Egla Ceno dhe Jul Deda kanë prekur “pika të dobta” nga karriera e njeri- tjetrit. Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend, por Bujar Nishani, kur ishte president, disa vite me parë i dha titullin “Mjeshtër i Madh” Julian Dedës.

Julit, këtë ja ka kujtuar Egla duke e cilësuar si një turp.

Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.

Juli: Ke shumë mllef në shpirt.

Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë, edhe turp që e ke marrë.

Juli: Ke inat, ça të them. Ai që ma ka dhënë nuk jeton më. Ki pak respekt.

Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh.

Juli: Je horror, e pashpirtë.