Historia prekëse e oficerit dhe vajzës së vogël që ai shpëtoi kur ishte veçse 3 muajshe

Në qytetin e qetë të North Haven në Konektikat (SHBA), detektivi Majkëll Harton nuk është veçse një pjesëtar i forcave policore, por edhe një dritë shprese e mirësie. Pesë vite më parë, Haron e gjeti veten në një situatë e cila do t’i ndryshonte jetën atij dhe në veçanti një vajze të vogël.

Ishin orë të vona të natës në kohën kur oficeri policisë iu përgjigj një thirrje për ndihmë nga një nënë, foshnja e të cilës nuk po merrte frymë. Harton nisi të kryejë manovrën Heimlich dhe nuk u dorëzua derisa vajza 3 muajshe nisi të marrë frymë.

“Vetes i thoja mos e lër të ikë, mos e lër të ikë”-kujton oficeri.

E fatmirësisht, vogëlushja Eimaan “Toka” Rolli i shpëtoi vdekjes. 5 vite kanë kaluar nga ajo ditë dhe oficeri Harton ende vijon ta takojë Tokan e vogël, duke i sjellë dhurata e bërë surpriza për ditëlindjen e festa të tjera.

“Jeta e çdokujt ndryshoi për mirë atë natë, e veçanërisht e imja”-tregoi oficeri i policisë për median amerikane.

Nëna e vajzës 5 vjeçe, tregon se është e nderuar dhe e lumtur që në jetën e të bijës është një dritë shprese si oficeri Harton.