Sot varroset 21-vjeçarja, Erona Cokli që u privua nga jeta nga ish-bashkëshorti i saj, ditën e premte në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
E ndjera do të varroset në varrezat e fshatit Bablak, në orën 16:30.
Kështu bën të ditur familjarët e 21-vjeçares.
Lidhur me rastin ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, 15-vjeçar, i cili është liruar nga spitali.