Shkencëtarët paralajmërojnë: Nëse s’ka rënie të temperaturës, po hyjmë në…

Ndryshimi i klimës do të sjellë shumë të panjohura nëse temperaturat globale nuk ulen deri në fund të vitit, tha drejtori i Institutit Godard në NASA, Gavin Schmidt.

“Deri në fund të verës, nëse ka ende temperatura rekord në Atlantikun e Veriut apo gjetkë, atëherë ne po kalojmë në të panjohurën”, tha Schmidt, duke shtuar se bota mund të hyjë në një fazë të ndryshimeve klimatike edhe më të shpejta, raporton BBC.

Muaji i mëparshëm, marsi, ishte më i ngrohti deri më tani dhe është muaji i dhjetë me radhë që konsiderohet më i ngrohti në histori, dhe shkaku kryesor për këtë është fenomeni i motit El Niño, i cili pritet të ndalojë në muajt e ardhshëm.

El Niño, i cili filloi qershorin e kaluar dhe arriti kulmin e tij në dhjetor, krijon nxehtësi shtesë në kushtet kur nxehtësia tashmë është rritur për shkak të djegies në shkallë të gjerë të lëndëve djegëse fosile.

Marsi i këtij viti ishte 1.68 gradë më i ngrohtë se marsi në kohët “para-industriale”, përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile.

“Parashikimet tona humbën shumë pika specifike nga viti 2023, dhe nëse statistikat e mëparshme nuk funksionojnë, atëherë bëhet shumë më e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, vuri në dukje Schmidt.