Temperatura të larta, diell, ngrohtë. Mot i pazakontë në prill.
Sot termometri ka shënuar deri në 32 gradë e duket si një ditë vere e jo pranvere.
Për pasojë ka dyndje në qytetet bregdetare si Lezha, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Himara, Saranda, Ksamili etj.
Turistë vendas e të huaj kanë udhëtuar këtë fundjavë drejt plazheve.
Sipas operatorëve turistikë, duke bërë krahasim me vitin e kaluar, ka rritje me 25% të prenotimeve në këtë periudhë.
Hotelet kanë një fluks të shtuar të pushuesve, mes tyre edhe të huaj.
Është ende herët e megjithatë duket se edhe ky sezon premton shumë turistë.