Bëjnë paqe! Arbana dhe Luizi lën pas hatërmbetjet! Ja detaji që na e zbulou këtë

Pas përfundimit të “Big Brother Vip 2” u përfol gjatë se raporti mes prezantueses në atë kohë, Arbana Osmanit dhe fituesit, Luiz Ejlli u kris e bëhej fjalë për hatërmbetje mes dy palëve që kurrë nuk i mësuam.

Dimë të themi se edhe një “unfollow” në rrjete sociale sot do të thotë shumë, në një kohë kur personazhet publik i përdorin ato si urë komunikimi me fansat.

Mirëpo duket se raporti mes tyre është rregulluar dhe këtë gjë e tregoi më së miri një postim i bërë së fundmi në Instastory i Arbanës. Në video shihet Klajdi Haruni duke kënduar në kitare dhe pranë tij partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj. Arbana shkruan: Ardit Gjebrea ka bërë një kryevepër që unë si cover e kam shijuar vetëm një herë nga Luiz Ejlli dhe Klajdi Haruni sonte.

Videoja është bërë repost nga Luizi: