Në ditën e saj të lindjes, Dafina Zeqiri merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri sot feston ditëlindjen e saj të 35-të.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun ka uruar veten me anë të një postimi në Instagram, ku në sfond dëgjoohet kënga e saj “Happy Birthday”.

Por, surprizën më të veçantë mesa duket e ka marrë nga partneri i saj, Kreshnik Gjergji.

Biznesmeni ka vendosur që t’i propozojë për martesë në ditën e saj të lindjes.

Këngëtarja e ka bërë vetë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram.

Ajo mban në gisht unazën duke na treguar se ka vendosur që ta pranojë propozimin.


Epo urime çiftit!