Heidi Baçi tha se Liam Osmani është “maniak”, reagon Arber Hajdari: Fillova të frikësohesha edhe unë jashtë…

Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, Heidi Baçi ka treguar se ka frikë nga Liam Osmani, të cilin kohët e fundit e ka quajtuar edhe “maniak” dhe është shprehur se nuk dëshiron ta jetë në shtëpi, sepse banori është shprehur se ajo ka flirtuar me të.

Të shumtë kanë qenë edhe konkurrentet e tjerë, të cilët ndajnë të njëjtin mendim me Heidin, duke e quajtur Liamin “manjak”.

Rreth këtyre deklaratave ka reaguar edhe opinionisti i “BBVIP”, Arbër Hajdari duke i ironizuar keq banorët.

Sipas Arbrit, Heidi dhe konkurrentët e tjerë po e bëjnë me qëllim gjithë këtë skenë, për të nxjerrë Liamin nga shtëpia.

Pjesë nga biseda:

Arbri: Dua të të pyes ke apo s’ke frikë?

Heidi: Unë tani nuk kam frikë, por që s’kam, s’kam besim fare tek prezenca e Liamit në shtëpi, nuk di çfarë mund të bëjë.

Arbri: Fillova të frikësohesha edhe unë jashtë, të thënë 5 herë të njëjtën gjë nis reflekton robi, situata, u vendos t’i përdoret kjo situatë dhe të fundoset Liami, të akuzosh për maniak nuk di çfarë mund të akuzohesh tjetër, siç bëri Liami një skemë, bëtë edhe ju një skemë. Një pjesë kur i the ‘jashtë’, ishte kërcënuese? Unë them që situata kur javën e kaluar morën impaktin nga studio, se ajo çfarë bëri Liami ishte e shëmtuar, filluan e akuzonin për manjak, sepse ku ka më keq se të akuzohesh për manjak.

Heidi: Kur ka thënë ke burrin të të mbrojë, i thashë kam dhe babin.