Sigurisht në “Jo Vetëm Modë” nuk mund të mos flitet për veshjet e grimin, aq më tepër kur bëhet fjalë për një spektakël si “X Factor Albania”. Moderatorja Alketa Vejsiu thotë se këtë edicion vjen me të gjitha stilet, por përjashton atletet e kostumet.
Alketa Vejsiu: Të gjitha stilet, s’kam ndonjë stil përcaktuar. Natën e parë kisha dëshira të vishja një fustan të klasit, por do t’i kemi të gjitha stilet. Herë rock, herë elegant.
-Kostume…si do jesh?
Alketa Vejsiu: Me kostume nuk besoj, nuk më duket rasti ky. Kostumet i rezaurojmë tek “Piter Pani”. Këtu pak më elegancë sepse jemi në një natë të vërtetë galaje artistike kështu që e mban dhe fustanin e gjatë, po edhe fustanin e shkurtër, edhe pantallonin me këmishë. Linda Myftari është konsulentja e imazhit, me atë kemi ndërtuar një profil për Alketën.
Në intervistën e kësaj të Shtune, Vejsiu ëshë tejet sportive dhe nuk ngurron të shfaqet pa grim duke theksuar se “e do veten ashtu siç është dhe nuk ka asnjë kompleks në këtë aspekt.”
-Ti je me syze…
Alketa Vejsiu: Me syze sepse jam pa grim fare, jam gati për të shkuar tek grimi. Shumëkush më thotë dukesh më mirë pa grim, se kështu më thonë “dukesh më e vogël”, po tani ky ekrani sikur ka ligjet e veta, kështu që ndejta me syze se u ndjeva më rehat se sa jam zgjuar nga gjumi dhe do iki tani të filloj të patinohem. (Qesh) Kjo jam unë në fakt, kjo është Alketa e vërtetë dhe s’kam ndonjë kompleks jo. Ta duam veten kështu siç jemi, por duhen respektuar ato standardet estetike që i vendos televizioni./tvklan.al