Sa do të zgjasin ditët e nxehta? Moti “bën kthesë” të martën, reshje shiu dhe rrebeshe në këto zona

Meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë javë.

Ai tha në “Good Morning Albanians” se edhe ditën e sotme moti do të jetë i ngjashëm me një ditë vere, ku temperaturat do të regjistrojnë deri në 30 gradë celsius, por situata do të ndryshojë nesër.

Ditën e martë, sipas Osmanit do të fillojnë rreshjet e shiut dhe temperaturat do të ulen. Një situatë e tillë e motit pritet të zgjasë përgjatë gjithë javës në vijim.

“Edhe sot mbetemi zyrtarisht në verë. Temperaurat do të arrijnë në vlerë 30 gradë celsius në qytete të zonës së ulët. Në vijën bregdetare vlerat do të arrijnë 28 gradë celsius, ndërsa në zonat malore 26 gradë celsius. Jo vetëm mesdita por edhe mëngjesi ka patur temperatura të larta, ku vlerat më të ulëta kanë qenë 8 gradë celsius deri në 15 gradë celsius. ditën e sotme do ketë kohë me kthjellime dhe kalime vranësirash, por nuk do të ketë reshje shiu.

Situata do të ndryshojë ditën e martë. do kemi zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu si fillim në zonat malore e më pas në orët e vona të mbrëmjes, parashikohet që territori shqiptar të përfshihet nga reshjet e shiut ku rrebeshet pritën të jenë më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veri-perëndimore.

Dita e mërkurë do të sjellë reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar. Herë pas here edhe në formën e rrebesheve në të gjitha zonat. Dita e martë dhe e mërkurë do të shoqërohen me temperatura më të ulëta, ku të mërkurën pritet që mëngjesi të arrijë në vlerën 2 gradë celsius në orët e para të mëngjesit ndërsa maksimumi të jetë 23-24 gradë celsius. Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në ditët në vazhdim”,-tha Hakil Osmani.