Ditën e djeshme, ish-konkurrentja e Për’puthen, Enisa Gega, ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell.
Ajo foli për jetën pas largimit nga programi, si dhe për një njohje të re me një djalë nga Londra.
Ronaldo Sharka: Ka pasur meshkuj që kanë tentuar të blejnë me para?
Enisa Gega: “Po, por më e çuditshmja është që ato meshkuj që kanë tentuar kanë qenë mbi 35 e sipër… por që jo!”.
Ronaldo Sharka: Sa lekë shpenzon në muaj?
Enisa Gega: “Bashkë me kursimet, shtëpi drita ujë, goca unë, shkon tek 3000 euro në muaj!”.
Ronaldo Sharka: Do fillojnë komentet, ku i gjen lekët?
Enisa Gega: “Fisi i mamit tim, është fis shumë i madh dhe fis me emër të cilët jetojnë të gjithë në Itali dhe lavdi Zotit, mua më kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës”.