Nga mosha dy vjeç e gjysem tre, fëmija merr fshesën apo lecken e pluhrave dhe bën sikur fshin apo mer pluhrat. Shkon te kova dhe luan me shkopin që lan dyshemene, shkon te lavapjati dhe lan luge apo filxhana. Pra femija perpiqet te bëjë punë siç bën i rrituri, nëna dhe babai apo gjyshja.
Prindërit dhe gjyshërit në vend ta nxitin të vazhdojë apo ta mësojnë si ti bëjë më mirë, e shajnë apo ja heqin nga dora sidomos po luajti me ujin. “Mos e ler se do të ftohet apo hiqja goten nga dora apo na e beri rrumuje shtepine”.
Në këtë moshë fëmija mëson të bëjë punë si prindërit dhe kjo gjë e kënaq shumë, por ne të rriturit kemi halle, frikë dhe bezdi, nuk ja kemi ngene qefeve të femijës. Ne nuk na duhet se fëmija po mëson të punoje dhe te sherbeje sic bejne prinderit. Ne te rriturit nderhyjme pa e menduar gjate, se çfar i bëjmë fëmijës duke mos e lënë të kënaqet e të mos luaj me punët.
Duke fshirë pluhrat apo larë gota apo lugë fëmija perqndrohet si ta beje me mire, si te kete kujdes mos te thyej apo te demtoje veten. Pra aktivizon përqëndrimin dhe
zhdërvjelltësimin e veprimeve nëpërmjet dorës. Shqisat vihen në veprim, dora shikimi, prekja, nuhatja kombinohen dhe truri i fëmijës vepron gjithnjë e më fuqishëm. Mund të thoni se ai apo ajo ka plot lodra, po, por fëmija do të bëjë si mami, si babi ajo e gëzon dhe e mahnit pa masë sepse edhe ai apo ajo mund të bëjë gjëra si të rriturit.
Ndersa duke e penguar te perfshihet ne punët e të rriturit i tregojmë, që puna është e keqe, se është bezdi dhe të dëmton. Kujdes prindër e gjyshër nëse keni frikë nga gotat e qelqit jepini fëmijës të lajë gota dhe pjata plastike, por mos e pengoni. Prindër, gjyshër mos ndërhyni te fëmija sipas frikrave e bezdive tuaja, por kush është gjëja e duhur që duhet bërë. edhe një gjë fëmija tani e ka kohën të mësojë dhe të zhvillojë potencialet e rritjes. Ndihmojeni prindër ti zhvillojë sa më shëndetshëm. Lira Gjika