Trondit i riu në Tiranë: Kapa mat nënën me djalin e tezes. Flet dhe burri: Ia fala kur shkoi dhe me vëllain

Rrëfime tronditëse në emisionin “Me zemër të hapur” sot në News24 ku një djalë 18 vjeç tregoi se kishte kapur mat të ëmën duke kryer marrëdhënie me djalin e tezes.

Në intervistë ishte dhe babai 49 vjeçar i djalit dhe prind i tre fëmijëve të tjerë. Ai tha se kishte probleme me të shoqen prej afro 20 vitesh.

49-vjeçari rrëfeu se është martuar me shkuesi dhe së bashku me bashkëshorten ka sjellë në jetë 4 fëmijë, të cilët sot janë të rritur.

Burri rrëfen se që në muajt e parë të martesës zbuloi tek bashkëshortja tradhti, një tradhti shumë të rëndë mbi kufijtë e njerëzores.

Një inçest në familjen e origjinës së bashkëshortes tronditi marrëdhënien e tyre. Por kjo do të pasonte edhe më shumë problematika të tjera tradhtie, sipas burrit.

49-vjeçari: U fejuam bashkë me shkuesi. Unë kam qenë 21 vjeç, ajo ka qenë afër 18 vjeçe. Zbulova se gruaja kishte pasur eksperienca dhe e tmerrshmja ishte se eksperiencat i kishte pasur brenda familjes. Vëllezërit e saj nuk donin që unë të pija as kafe, as të dilja e më vinte çudi. Gruaja më ka thënë se ishte viktimë e një incesti. Besoj se marrëdhënia ka qenë pa dëshirë. Ndërpreva komunikimet me kunetërit. Bashkëshortja më tha jo kam pasur këtë e jo atë, gjente justifikime. Motra e madhe i tha gruas sime që mos trego sikur të vdesësh. I ka treguar vetëm motrës së madhe. Abuzuesi ishte pjesëtar i familjes. Pas kësaj unë vendosa t’ja fal. E mora dhe shkova në Greqi për dy vjet e pastaj erdhëm në Shqipëri. Për 25 vite nuk kam qenë tek shtëpia e tyre. Nuk e kam dhunuar bashkëshorten. Fund martesës i ka dhënë ajo. Gruaja ka vijuar edhe më tej të njëjtën rrugë. Këto fakte të tjera i paska ditur djali.

Flet edhe djali

Dhe ajo që është akoma më e rëndë në këtë histori është se djali i çiftit ka parë shumë skena turpi në familje.

Djali: Para 6 viteve kam qenë 12 vjeç dhe gjithmonë më kanë mbajtur me mashtrime, duke më dhënë lekë që të ikja nga shtëpia e ata bënin punët e atyre. Sa herë shkonin motrat te shkolla, mua më jepnin lekë që të ikja nga shtëpia se isha i vogël. Në një moment unë kuptova diçka, hyra nga penxherja dhe i kam gjetur brenda. Ishte nëna ime dhe kushëriri i saj. Isha i vogël, më bërtitën, më rrahën dhe më nxorrën jashtë. Kushëriri i nënës nuk më preku, mami më rrahu. I kam zënë disa qindra herë, nga vrima e çelësit i kam parë nudo. Motrat e mia e dinë të vërtetën, por bëjnë sikur nuk e dinë.