Gani Gërmia tallet me Bucin pas eliminimit nga BBVK: Verona fale aman se i vjetër e ka gabuar, as në varrim s’ju vjen kush në këtë kiamet

Gani Gërmia, i njohur për humorin e tij, ka gjetur një mënyrë unike për të bërë humor nga eliminimi i Ylli Dërvishit, i njohur si Buci, nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”.

Humoristi, i lindur me emrin e vërtetë Visar Dërmaku, ka ndarë me ndjekësit në TikTok një video të Bucit gjatë hyrjes në studio e cila është shoqëruar me një baladë popullore të TikTok-ut, “Jeta prap vazhdoi…”, duke sugjeruar në mënyrë të qartë se jeta e spektaklit vazhdon edhe pa praninë e tij.

Në një veprim vijues, Gërmia ka publikuar një tjetër video në rrjete sociale ku ka përfshirë një mesazh drejtuar të fejuarës së Bucit, Veronës.

Në një video-selfie të xhiruar në veturë, Gërmia i bën thirrje Veronës përmes fjalëve: “Veronë falja aman, falja sonte se i vjetër e ka gabuar.

“Edhe në këtë kijamet as me e vra nuk të vjen askush në varrim sonte. Lëre ka pranvera”. Ky koment ka një notë humoristike që ironizon mbi situatën dhe ndoshta edhe mbi marrëdhënien në çift të Bucit.

Ky tallje e bërë në stilin tipik të Gani Gërmias është përçuar mirë nga fansat e tij, të cilët njohin dhe presin qasje të tilla tërthorazi nga ai.