Erjola Doçi, Roza Lati dhe Julian Deda së fundmi kanë thurur një plan për të larguar nga shtëpia e “BBVIP” aktoren Egla Ceno.
Konkurrenti tregoi se ka kuptuar që nëse Liam Osmani vazhdon debatet me aktoren, kjo e fundit do të bien “pre” e provokimeve dhe nuk do të qëndrojë më shumë se 2 ditë brenda shtëpisë
“Me Liamin jo se nuk ia del dot, është e vërtetë” – u shpreh Erjola e bindur.
Roza tha se do ta shtyjë ajo Liamin që të merret me Eglën vetëm që ajo të dalë nga shtëpia, megjithëse Juli u shpreh se nuk duhet ta shtyjnë pasi ai nëse merret me aktoren do e bëjë për veten e tij sepse është në “kokë më kokë” në nominim me Lidi Delinë.
“Ti nëse do ta shtysh thuaja kur të jesh duke pirë kafe”, e këshilloi Erjola-Rozën.
Pjesë nga biseda:
Juli: Me çfarë kuptoj unë nga kjo histori, dyshoj se nëse këta do të vazhdojnë me këtë formë, Egla 2 ditë i shtyn më këtu
Roza: Nuk i shtyn dy ditë këtu?!
Erjola: Me Liamin jo se nuk ia del dot, është e vërtetë
Juli: Vazhdon me manjak nëse ky i vihet pas. Dhe dua të shikoj nervat e Eglës, se ajo ka rënë një herë “pre” e këtyre provokimeve