Luiz Ejlli: Kiara e ka ndarë mendjen për emrin. Për mua vajza do jetë princesha e babit!

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka treguar më shumë detaje lidhur me emrin e vajzës, që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Luizi ka treguar se emrin do t’ia vendosë partnerja e tij, Kiara Tito ndërsa për të vajza do të jetë përherë princesha e babit.

“Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se është edhe një pjese shumë të madhe të shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e kapë kush kurrë. Ju keni për ta provu edhe vetë, pjesa më e bukur në të gjithë këtë është që kur të thotë bashkëshortja, në këtë rast Kiara që thotë zemër si do ia vëmë emrin, të pyet kot, ajo e ka ndarë mendjen, gjoja kot ta dhashë një alternativë.

Ju duhet të pyesni Kiarën, unë i kam thënë vetëm kaq, vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë, unë s’do e thërras kurrë në emër sido që t’ja vesh ti, ajo do të jetë gjithmonë princesha e babës, vija ti si të të vijë më mbarë”, tha ai./M.K-dritare.net