Genta Ismajli i ofron bashkëshortit ushqim mbi trupin e saj

Ndoshta prej kohësh nuk e shohim me një projekt muzikor, ama Genta Ismajli është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Së fundmi ajo ka ndarë pamje mjaft provokuese, teksa e shtrirë mbi tavolinë luksoze i servir partnerit të saj turk ushqim mbi trupin e saj.

Ndërkohë që ka nga ata që e kanë komplimentuar për elegancën dhe kimin e çiftit me njëri-tjetrin, shumë të tjerë e shohin këtë video vulgare dhe aspak të përshtatshme për rrjetet sociale.

Kujtojmë se Genta Ismajli dhe biznesmeni turk Huseyin Usta janë prindër të binjakëve 2 vjeçar, Ivy Blue dhe Icon.