Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytet, tërmeti i fuqishëm godet këtë shtet

Një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter ka goditur gjatë pasdites të së enjtes në rajonin e Tokati në Turqi.

Lëkundjet të cilat kishin një thellësi 5.9 kilometra u ndjenë deri në Ankara, raportojnë mediat turke, ndërsa kanë publikuar pamje nga dëmet materiale që shkaktoi tërmeti.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë produktet e rëna përtokë në një supermarket, mure dhe tavane të shembur.

Siç duket edhe nga pamjet tërmeti ka dëmtuar edhe disa banesa.