A mbaruan “Plakat e Prillit”? Meteorologu përgjigjet për motin e ditëve në vijim

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar si do të jetë moti në fundjavë dhe gjatë javës së ardhshme.

Ai bëri me dije se dita e shtunë sjell përmirësim të motit, por të dielën rikthehen sërish reshjet.

Ndërkohë, ditën e hënë dhe të martë pritet një rritje e temperaturave, teksa në mesjavë mund të ketë sërish reshje shiu.

“Kjo javë ka sjellë atë që i thonë “Plakat e Prillit”. Kemi pasur reshjet e shiut herë pas herë në formën e rebesheve, kemi pasur shfaqje të flokëve të dëborës në qytetet e zonave malore. Po ashtu kemi pasur një rënie të ndjeshme të rënieve të temperaturave të ajrit.

Sot do të kemi mbizotërim të vranësirave të dendura, reshjet e shiut do të jenë të pakta në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa në zonat jugore kemi reshje të pakta. Pjesa e dytë e ditës është ajo që do të sjellë zhvillime të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore të kemi rebeshe të reshjeve të shiut. Më të prekura pritet të jenë qarku i Vlorës dhe i Gjirokastrës.

Temperaturat e ajrit orët e para të mëngjesit mbeten të ulëta, maksimumet mbeten në vlerat 20-21 gradë Celsius.

Dita e shtunë sjell përmirësim të kushteve të motit. Do të kemi mbizotërim të kthjellimeve, kalime të pakta të vranësirave, që më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat e ajrit do të kenë rritje si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale, duke bërë që minimumet të shkojnë në vlerën 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet 22 gradë Celsius.

Dita e diel sjell ndryshim të menjëhershëm të kushteve të motit. Do të kemi rebeshe shiu në një pjesë të madhe të territorit shqiptar dhe në zonat malore reshje dëbore. Kjo vjen si pasojë e rënies së temperaturave të ajrit gjatë orëve të vona të mbrëmjes.