Peshkatari në Pogradec kap koranin e “rrallë” me peshë 13 kg

Një peshkatar i zonës së Udënishtit ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujrat e liqenit.

Mësohet se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari. 45 vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në liqen.

Pas kapjes së rrallë peshkatari e ka shitur koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës.