Edhe disa Shtete te SHBA mbeten nën pushtetin e dëbores! Reshjet intensive kanë lënë mijëra familje pa energji, ndërsa ka problematika me transportin rrugor dhe ajror.
Acari ka mbërthyer pjesën më të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Temperaturat e ulëta i kanë bërë rrugët jashtëzakonisht të rrezikshme.
Akulli i krijuar është bërë shkak për aksidente.
Mijëra familje përllogaritet se kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të problematikave të krijuara.
Edhe transporti ajror është paralizuar.
1100 fluturime janë anuluan dhe 8000 të tjera u vonuan, për shkak të kushteve të motit.
Më shumë se 22.8 centimetra bore, ka rënë në kryeqytetin Nashville në Tennessee që nga e diela, gati dyfishi i mesatares vjetore.
Pamjet tregojnë pasojat dhe trashësinë e dëborës, ndërsa vala e ftohtit parashikohet të të vijojë!
Të paktën 55 persona janë konfirmuar të vdekur, deri më tani për shkak të motit të keq