Luizi na e pasa treguar në këngën e re emrin e të bijës, ja detaji i përbashkët me Kiarën

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti kanë përgatitur së bashku edhe valixhen e maternitetit.

Në rrjet është folur shumë për emrin që ata kanë zgjedhur për të voglën e tyre, ndërsa Kiara ka zbuluae zyrtarisht vetëm shkronjën e parë që do të jetë si babai i saj, L.

Luna ka qenë një emër që përflitet që mund të ketë zgjedhur çifti Ejlli. Emri Luna shfaqet në videoklipin e fundit të Luizit në këngën “Kce”.

Më pas, Kiara u shfaq me një varëse me simbolin e hënës pas intervistës me Bora Zemanin.

Kiara tregon detajet (dhe sikletet) e shtatzënisë

Kaq ka mjaftuar që fansat të krijojnë një këngë dhuratë për çiftin me titullin “Luna”.