“Kam kaluar në depresion!”- Françeska rrëfen vështirësitë pas lindjes së djalit: Kisha një kohë të vështirë dhe me bashkëshortin

Banorja e BBV, Françeska Murati ka treguar se ka kaluar një periudhë depresioni, pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj.

Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin, konkurrentja u shpreh se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe në marrëdhënien me bashkëshortin e saj, pasi sipas Françeskës ka pasur një barrierë të madhe nga ajo që po kalonte, por tani është e ka kaluar depresionin.

“Unë para se të hyja në ‘Big Brother’ kam pas kaluar një periudhë shumë të vështirë mbas lindjes së Charlit se kalova në depresion pas lindjes. E kam pasur pak të vështirë në marrëdhënie me bashkëshortin se kam qenë shumë e ftohtë, nuk kam qenë vetja ime.