Moderatori Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno kanë vallëzuar së bashku në oborrin e shtëpisë së “BBVIP”.
Ishte konkurrenti që e ftoi aktoren për të kërcyer së bashku, ndërsa kjo e fundit pranoi me kënaqësi.
“Hajde të mësoj me vallëzu”- i tha Meritoni Eglës.
Ndonëse pikat e shiut iu binin në trup, kjo nuk i ka ndaluar dy banorët që të vallëzojnë së bashku nën ritmet e muzikës.
“Oooo, brezi i vjetër me brezin e ri”- tha Egla duke qeshur, teksa argëtohej me Meritonin.
Mesa duket dyshja lanë pas debatet e shumta që ata kishin bërë gjatë qëndrimit në “BBV”.