Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës pasi ra në kontakt me energjinë elektrike humbi jetën një 43-vjeçar,.
Tragjedia ndodhi në autostradën Tiranë-Lezhë, ku viktimë ka mbetur Vladimir Muhja, 43-vjeç.
43-vjeçari ishte duke lëvizur në anë të superstradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.
OSHEE njoftoi se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.
Viktima Vladimir Muhja, 43-vjeç, banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.