Linda e konsideron “viktimizim” historinë e Ganiut, nuk i beson atij

Gani Gërmia mbrëmë ka rrëmbyer vëmendjen gjatë prajmit duke treguar një histori të tij.

Ai ka folur për depresionin, problemet me shëndetin mendor e çdo gjë tjetër me të cilën është përballur.

Gjatë kësaj historie ai ka filluar të qaj dhe është larguar nga darka ku po festohej.

“Mendoj që ky u mundu m’i la çka ka bë të premten”, tha Linda për Ganiun.

Ata të dy vazhdimisht kanë pasur debate të ashpra me njëri tjetrin.