Debatet mes Rozës dhe Eglës sa vijnë e tensionohen. Në ambientet e jashtme të shtëpisë Roza i është kundërvën Eglës për sa i përket pjesës së higjienës ku sipas saj aktorja nuk bën asgjë dhe s’jep asnjë ndihmë në punët e shtëpisë.
Në bisedim e sipër Roza e ka akuzuar Eglën si një lojtare fallso e cila lëpin aty ku pështyn, që ndoshta e ka edhe si një strategji për ti shpëtuar nominimeve. Nga ana tjetër Egla nuk ka pasur një reagim me argumenta konkret por vetëm i është shprehur se nuk i intereson asgjë nga çfarë moderatorja i ka thënë.
Pjesë nga biseda :
Roza: Hiq papastërtinë tënde se ske prek një punë me dorë.
Egla: Kur të më vijë dëshpërimi do të vij pamerak.
Roza: S’ke prek një gjë me dorë o shoqe se s’po të flet njeri.
Egla: As s’më plas fare.