“I kam çuar nënës më të mirën e Shqipërisë”- Këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë, shihni pamjet nga dasma luksoze

Këngëtari i njohur shqiptar Irkenc Hyka dhe partnerja e tij Abi, i kanë dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme në një ceremoni ku nuk munguan edhe personazhe të njohur të showbizit shqiptar.

Çifti kishte zgjedhur ditëlindjen e parë të djalit të tyre për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Dasma është zhvilluar në një prej restoreve më luksoze në Tiranë, ndërsa shumë bashkëpunëtorë të Irkencit kanë qenë të ftuar, për të performuar dhë jo vetëm.

Pamjet nga festa janë shpërndarë në rrjetet sociale nga disa prej të ftuarëve VIP, teksa Irkenci vetë dhe tashmë bashkëshortja e tij, janë treguar privatë sa i takon ceremonisë.