Vodhi një automjet tip “Ford” një ditë pasi doli nga qelia falë amnistisë, vihet sërish në pranga

Është vënë sërish në pranga shtetasi, Ardian Isufi në qytetin e Korçës, i cili la qelinë ditën e djeshme pasi përfitoi nga Amnistia.

Vetëm disa orë pasi u la i lirë, Isufi kreu një tjetër vjedhje në Korçë.

Sipas policisë ky shtetas ka vjedhur një automjet tip “Ford Fiesta” , i cili ka qenë e ndezur në parkimin afër lagjes nr.18 të qytetit.

Kamerat e sigurisë kapën momentin kur autori kalon me mjetin e vjedhur në aksin Korçë – Pogradec, duke u vëmë më pas në pranga