E diela ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinj u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe fatkeqësisht humbën jetën.
Një person tashmë është ndaluar, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Lajmi për vdekjen e Besnik Alitit (24-vjeçar) dhe Petrit Gashit (19-vjeçar) ka tronditur familjen e miqtë e tyre, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar për dhimbjen e madhe që po përjetojnë.