Pas nominimit, Juli përplaset me Romeon: Kujtove se do të shkoje në podium me Heidin? Je në Big Brother, jo në…

Vendimi i Eglës, si liderja e zgjedhur nga publiku, duke dërguar në televotim Romeon dhe Heidin, i ka mërzitur shumë këta të fundit.

Kjo sepse ata e dinë se njëri prej tyre do të largohet, por në fakt televotimi është hapur për ‘kë doni të dërgoni në finale’.
Ndërsa, Juli zgjodhi të përfitojë nga situata, duke u përplasur me Romeon.

Juli: Pse ça kujtove ti Romeo, do shkoje në podium me Heidin?
Romeo: Ik o njeri frikacak!

Juli: Ç’lidhje ka frikacaku këtu? Çfarë do të kishe bërë ti Romeo?
Romeo: Nuk jap përgjigje fare, do të kisha futur veten

Juli: Veten? Për çfarë do e kishe futur veten?
Romeo: S’të jap llogari fare…
Juli: A s’më jep llogari fare. Po këtu je në Big Brother o njeri, nuk je në resort
Romeo: Ik more se na e shpifët, dini ju lojën e Big Brotherit
Juli: Do me fitu lojën ajo.

Romeo: Po çfarë lidhje ka ore, mos ta bënte atë lëvizje. Lëvizje e dobët, lëvizje frikacakësh.